8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kuvendi Kombëtar i PD miraton vendimet/ “Shpallja non grata nga qeveria e SHBA është e papajteushme me cdo funksion drejtues në PD”

Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD-së Jemin Gjana ka anoncuar 4 vendimet që do të shtrohen sot për votim, të cilat u votuan nga delegatët.

Bëhet fjalë për miratimin e rezolutës së 12 dhjetorit, iniciativën për dekomunistizimin, mos vendosjen në funksione drejtuese të personave të shpallur non grata nga SHBA si dhe krijimin e një strukture statutore të Aleancës qytetare për Demokracinë.

Gjana tha se vendimi për të përjashtuar nga funksionet drejtuese në PD të personave non grata, merret pasi e ardhmja e vendit ndodhet “në udhëkryq dhe e ardhmja e PD e kërcënuar nga jehona të së shkuarës”.

Bazuar në rendin e ditës, 3 vendime që do marrë ky kuvend dhe një të katërt për një ndryshim në statut.

Vendimi i parë për të ratifikuar rezolutën e këshillit kombëtar të datës 12 dhjetor 2021. Vendim i njohur për publikun.

Kush është dakort? Miratohet!

Vendimi i dytë me propozim të Kryesisë së Partisë në mbledhjen e ditës së djeshme pa një diskutimi dhe debati të gjerë brenda Kryesisë, Kryesia i propozon kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD të mbrojtjes së vlerave e parimeve themelore të saj, marrëdhënia e ngushtë dhe e pa ekuivok me SHBA janë të paprekshme, duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq e të ardhmen e PD të kërcënuar nga jehona të së shkuarës, frymë revanshiste që kërkon flukse me frymë me ide antidemokratike e kundër vlerave identitare të pro amerikanizmit vendos:

1 Shpallja non grata nga qeveria e SHBA është e papajteushme me cdo funksion drejtues në PD.

2 Të mbështesë fuqimisht inisiativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit politk në gjithë institucionet shtetërore e publike të partive politike.
Kush është dakort? Miratohet”, tha Gjana.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...