13.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Kuvendi Kombëtar i PD propozon krijimin e Aleancës Qytetare për Demokracinë/ Alibeaj: “Synon të analizojë e të japë mendim kritikë ndaj politikave…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se Kuvendi Kombëtar i PD propozon krijimin e një strukture organizative e emërtuar si Aleanca Qytetare për Demokracinë.

Enkelejd Alibeaj, prezantoi përballë delegatëve ndryshimet statutore të propozuara nga Kryesia në lidhje me krijimin e Aleancës Qytetare.

Në fjalën e tij, Alibeaj tregoi synimin e kësaj aleance, si dhe përbërjen e saj, ndërsa shtoi se PD garanton që Aleanca Qytetare për Demokracinë të ketë një përfaqësim prej 10% në pozicione drejtuese në parti.

Sipas Alibeaj, krijimi i kësaj organizata do të shërbejë për afrimin me Partinë Demokratike të intelektualëve të spikatur në shoqëri, por pa qenë nevoja që të jenë anëtarë të kësaj force politike.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit, me propozim të Kryesisë propozohet që në statutin e PD-së të shtohen dy dispozita të cilat i dedikohen krijimit të një strukture të re demokratike që quhet Aleanca Qytetare për Demokracinë. 

1. Partia ka edhe Aleancën Qytetare për Demokracinë.
2. Kjo organizatë partnere përbëhet nga intelektualë me reputacion profesionalë, që shfaqin interes dhe bashkëndajnë vlera dhe parimet e PD. Anëtarësimi në parti nuk është kusht.

3. Kjo aleancë synon të analizojë e të japë mendim kritikë me sugjerime konkrete ndaj politikave, qasjeve e nismave zyrtare të PD, duke e ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe lidhjen me shoqërinë.
4. PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare për Demokracinë me të paktën 10% të të zgjedhurve me pozicione drejtuese në parti”, tha Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tonin Voci kryeson garën për Drejtor të Policisë: “Lista është në tryezën e Ramës”

0
Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në...

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me...

0
Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo...

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim” – Behgjet Pacolli reagon pas...

0
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklaratave të akuzuarit Granit Plava në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se Pacolli kishte...

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...