10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Kuvendi nuk është dyqan personal”, Debat i ashpër në Kuvend për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje

Propozimi i një grupi deputetësh socialistë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale shkaktoi tensione dhe akuza të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Gazment Bardhi, deputet i PD-së, kundërshtoi ashpër propozimin, duke deklaruar se projektligji nuk ishte depozituar sipas rregullores. Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për manipulim procedural, duke thënë se ajo kishte vetëm një letër të bardhë me firmat e deputetve.

“Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe”, tha ai.Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.Vijimi i debatit

Gazment Bardhi: Kuvendi nuk është sallë për t’u tallur me deputetët. Nëse kjo kërkesë është depozituar na e vini në dispozicion. Por nuk është depozituar. Nëse ju duhet kohë që të mblidhni firmat dhe ta bëni, Kuvendin nuk mund ta përdorni si dyqan personal. Silleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancën e parë pas ditës kur depozitohet sepse seanca sot ka filluar dhe nuk mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës. Ju pritëm 15 min të na e vinit në dispozicion dhe nuk e na e vutë sepse nuk e keni
Spiropali: Është kërkesë e 40 deputetëve

Bardhi: Ju e keni përpara?

Spiropali: Ju lutem sekretarisë vërjani në dispozicion kërkesën e 40 deputetëve

Bardhi: Tregoje kërkesën, ku e ke??

Spiropali: Ju lutem silleni kërkesën

Bardhi: Ju ku e keni se e lexuat, tregojeni para kamerave

Spiropali: Mos bëni teatër me këtë çështje sepse është thjesht çështje procedure

Bardhi: Gënjyet Kuvendin, po e çoni tani. Ke letra me firma me fletë të bardhë

Spiropali: Ju thash që procedura do ndiqet sipas rregullores

Balla: Pr.ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. kolegët e opozitës kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve lidhur me disa raste të penalizimit të padrejtë, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, mur mbajtës, dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja dhe ata të PD, që të përmirësojmë draftin që do zhvillohet në Komision. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Procedura është e qartë.

Peleshi: Me shumë të drejtë ju kërkuat që para se kjo çështje të kalojë, të njiheni me kërkesën dhe aktin. Meqenëse nuk ishin marrë masa që të shumëfishohej kopja, kryetarja kërkoi që çështja të shqyrtohet në fund të seancës. Tani edhe për këtë do ngrihemi ne? Ka substancë këtu? Kur të lexoni aktin do bini të gjithë dakord besoj. As ju nuk jeni kundër që shumë qytetarëve t’i falen gjobat e marra. Nëse bashkohemi në këtë qëndrim të gjithë, të votojmë sot procedurën dhe më pas aktin dhe mbyllet kjo histori”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...