Ambicia për të mbyllur negociatat me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 ka vënë Kuvendin e Shqipërisë përballë një detyre të jashtëzakonshme: rreth 500 ligje që duhet të miratohen si parakusht për përparimin e kapitujve negociues. Vetëm për muajin dhjetor, janë planifikuar për t’u votuar 20 ligje, duke treguar voluminozitetin e punës që presin deputetët.
Barra mbi Parlament është e rëndë, pasi këto ndryshime ligjore përfshijnë fusha të ndryshme të jetës institucionale dhe kërkojnë konsensus të gjerë. Disa ligje, si Kodi Penal dhe ato që lidhen me reformën në drejtësi, kërkojnë 84 vota dhe mund të realizohen vetëm përmes dakordësisë midis partive kryesore ose me mbështetje nga partitë e vogla parlamentare.

Kjo përpjekje intensive synon që Shqipëria të jetë gati për të përmbushur kërkesat e Brukselit dhe të arrijë objektivin ambicioz për anëtarësim në BE brenda dy viteve të ardhshme.






