10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kuvendi voton nëse mandati do shkojë në Gjykatën Kushtetuese/ Xhaçka: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar

Kuvendi do të votojë sot nëse do të çojë në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtimin e papajtueshmërisë ose jo të mandatit të deputetes së shumicës, ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Pikëpyetjet mbi mandatin e Xhaçkës lindën pasi kompania e bashkëshortit të saj mori statusin e investitorit për një hotel turistik, gjë e cila sipas opozitës përbën konflikt interesi.

Në fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit, Xhaçka mohon të ketë influencuar apo të ketë përfituar duke e quajtur “gjithçka shpifje” dhe shton se është “furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin”. Ajo sqaron se pozicioni i bashkëshortit të saj ka të bëjë me atë të investitorit strategjik të asistuar, i cili ka një dallim të madh nga investitori strategjik. Deputetja socialiste thekson se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar favore qeveritare ose statuse të veçanta personale, por ka një të drejtë të thjeshtë për të trajtuar me prioritet lidhjen e njërës prej 1500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit kur ai të ndërtohet. Ajo gjithashtu pohon se as ajo e as familja e saj nuk kanë përfituar asnjë avantazh financiar nga fondet publike apo tokat publike.

Xhaçka mohon të ketë influencuar apo të ketë përfituar duke e quajtur ‘gjithçka shpifje’,‘Furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin”.

Në fjalën e saj, deputetja Olta Xhaçka tha se Kuvendi nuk ka çfarë të votojë për mandatin e saj dhe duke u drejtuar Bardhit, e quajti atë një shpifës të rëndomtë.

‘Nuk kam ushtruar asnjë influencë për të përfituar’- tha Xhaçka.

Partia Socialiste ka përgatitur një raport për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe do të votojë sot në seancë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese siç urdhëron gjykata.

Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se ‘Ne e kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim”.

Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.

Edhe opozita ka dëpozituar një raport, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim. K

ryeministri Edi Rama mungon në seancën e sotme për shkak të axhendës, pasi ndodhet në Francë me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...