13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ky është Andrea Kalemi që u qëllua me 10 plumba në Greqi, kushëri me Aleksandër Sadikajn

Fotoja që shikoni më poshtë është 51-vjeçari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi mbrëmjen e djeshme.

Kalemi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Ai dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë.

Policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes, pasi autori i plagosjes kishte shkuar nga Italia në Greqi posaçërisht për 51-vjeçarin.

Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit ose pas dëshmisë së të plagosurit.

Vrasja e Edmond Papës

Në dhjetor të vitit 2022, në zonën e Seliës në Tiranë, u vra biznesmeni Edmond Papa. Papa dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Albano Velo, akuzohet si vëzhgues dhe organizatori i ngjarjes së rëndë dhe është arrestuar nga policia e Tiranës tre javë pas ngjarjes për vrasjen e 49-vjeçarit nga Fieri por me banim në Sarandë. Ai rezulton shok i Aleksandër Sadikajt, që u vra me eksploziv të telekomanduar 7 muaj më parë. Policia ka arrestuar dhe Andew Bode dhe ka shpallur në kërkim edhe një tjetër person si bashkëpunëtor në vrasje, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit.

Një tjetër që dyshohet të jetë i impikuar është i plagosuri mbrëmjen e djeshme në Greqi, Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj. Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Andrea Kalemi, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andreë Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokalet dhe udhëtuar jashtë shtetit.

Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ky ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...