11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ky eshte qellimi i tyre. Te dorëzohemi pa kushte”Këngëtari Renis Gjoka i është bashkuar protestës

Këngëtari i njohur Renis Gjoka i është bashkuar sot protestës së thirrur nga opozita e bashkuar, ndërsa ka dhënë mesazhin e tij. Gjoka pohoi se në vendin tonë po venitet shpresa.

“Nuk mendoja qe nje dite mund te ngjitesha ne nje podium pranë Kryeministrisë e te flisja përpara kaq shume njerëzve për shqetësime qe na prekin te gjithëve, te cilat i diskutojmë çdo dite me miq ne fakt. Ndjesia është e çuditshme, por është gjithashtu çliruese per vete faktin se edhe ju mendoni njësoj si unë. Njësoj si ju, edhe unë mendoj se ne kete vend, gjerat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Nuk po them qe kemi qene vendi me perfekt ne bote, por tani po ndihen ne ajer problemet. Poshtërsi dhe skandale te cilat zëvendësojnë njera tjetren ne kohe rekord. Por mbi te gjitha këto kohe kam vene re nje doze te jashtëzakonshme te shtuar te stresit, ankthit, pasigurisë për te ardhmen, e kryesisht venitjes se shpresës. Këtu fillon e behet serioze situata. Personalisht, mund t’ja lejoj vetes te gjitha uljet e goditjet qe jeta me jep, sepse fundja fundit kështu është jeta, te shkund here pas here. Por vetëm një gje nuk ja lejoj kurrë, t’më ule deri ne atë pike saqë te me beje te dorëzohem. Nuk kam per ta bere kurrë sepse e para besoj ne Zot dhe e di qe e kam ne krah gjithmonë, dhe e dyta besoj ne nje shans tjetër qe do me jepet. Pra me pak fjale kam gjithmonë shprese. Shprese jo kot ne ajer, por te bazuar tek forcat e mia dhe tek ideja qe nese do te ndryshoje diçka, duhet te jem une ai i cili duhet ta beje përpjekjen e pare.

Per fat te keq, kohet e fundit, jo te gjithë po e mendojnë kështu si unë. Kohet e fundit shpresa po venitet. Shume nga ne jane dorëzuar. Dorëzim demonstrativ. Dorëzim pa kushte. Tregues kryesor janë gati 1 milion shqiptare qe kane ndërruar prefiksin ne nr e telefonit vetëm këto pak vite te fundit. Kane ikur jashtë. Nuk janë zonja dhe zotërinj te nderuar te moshës se trete. Jo se keta nuk duan, por nuk i pranon njeri. Jane mosha jone, janë biles edhe brezi me i ri. 18 – 20 vjecare qe jane ‘full of energy’ e nuk e nxjerrin dot me ketu ne vendin e tyre. Duan te kontribuojnë, vlojnë përbrenda te shpalosin vitalitetin e tyre ne kete vend, dikush me fuqine e tij fizike, dikush me ate intelektuale. Por e shohin qe nuk ja vlen.

Pjesa me e madhe e miqve te mi, sot jane larguar. Pjesa me e madhe e fisit tim, njerezve te gjakut tim, jane jashte ketij vendi. Pjesa me e madhe e Shqiptareve kane ndertuar jeten jashte Shqiperise se tyre. Ky eshte realiteti. Nje realitet i cili nuk mbulohet dot me propagande e fjale te cilat jo vetem qe nuk te bejne t’i besosh, por te fyejne inteligjencen. Fjale tallese qe te neperkembin dinjitetin. E njeriu pa dinjitet eshte me shume se i dorezuar. Ne fakt mos t’ju duket habi. Ky eshte qellimi i tyre. Te dorëzohemi pa kushte, deri ne ate pike sa mos te kemi fuqi te ngrejme as koken per t’i pare ne sy ata qe na shterojnë.

Ndoshta disave mund t’i duket klishe kjo qe po them, por une vërtete besoj akoma dhe nuk dorezohem per arsyet qe ju thashe me lart. Nese duam qe te ulim koken neser përpara fëmijëve tane kur te na pyesin pse nuk luftuat per ne, atehere shpërndahemi qe tani, përndryshe, do te doja shume qe t’i japim dhe nje here nje shans vetes tone per brezin e ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...