Akili ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të papritur nga Ferma VIP, një dalje që bëri bujë për shkak të sakrificës së tij në lojë për Gresën.
Në një prononcim të dhënë menjëherë pas largimit nga ferma, ai bëri një bilanc të shkurtër të eksperiencës, duke ndarë edhe sfidat emocionale që përjetoi gjatë qëndrimit në izolim.
“Eksperienca ishte deri diku e bukur, e lodhshme, stresuese, izolimi bëri gjënë e vet… Por që do ta mbaj mend si diçka shumë të bukur. Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale!”, u shpreh ai.
Pavarësisht eliminimit të hershëm, ish-konkurrenti theksoi se e konsideron këtë rrugëtim si një përvojë të vlefshme, duke lënë të kuptohet se presioni i formatit dhe dinamika e lojës kanë ndikuar në sjelljen e tij.






