Gjatë diskutimeve për emërimin e Drejtorit të ri të Policisë, Skënder Hita, Lamallari ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për institucionin dhe ka vlerësuar karrierën e tij:
“Policia e shtetit shqiptar i duhet besim dhe përkushtim. Z. Hita është oficer karriere, kam bashkëpunuar me të prej 9 vitesh dhe ka spikatur për profesionalizmin dhe integritetin e tij. Shpresoj që të vazhdojë të shërbejë qytetarët dhe integrimin e vendit, pavarësisht presionit politik dhe sulmeve nga opozita,” tha Lamallari. Ai shtoi se politizimi i Policisë është një problem i njohur, por që drejtori i ri ka potencial për ta çuar institucionin përpara.
Nga ana tjetër, Balliu ka reaguar me tone të ashpra:
“Që tre ditë më parë e dinim emërimin, ti je mbajtës karrigesh, jo ministër. Ti nuk di nga lidhet gomari. Duhet të rrish dhe të dëgjosh,” deklaroi Balliu, duke kritikuar Lamallarin për ndërhyrje dhe komente mbi procesin e emërimit.
Situata tregon tensionet politike dhe debatet e forta rreth drejtimit të Policisë së Shtetit dhe sfidave të institucionit në kuadër të presionit politik.






