14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Lamin Jamal shndërrohet në yll të futbollit botëror: Rekordet e një 17-vjeçari

Lamin Jamal vazhdon të thyejë rekord pas rekordi, duke u shfaqur si një prej talenteve më të spikatura të futbollit botëror. Me çdo hap që hedh në fushë, ai lë pas kohën, duke ndjekur rrugën e Lionel Mesit dhe talentëve të mëdhenj para tij. Në moshën 17-vjeçare, Jamal jo vetëm që është bërë pjesë e përhershme e Barcelonës, por edhe ka kontribuar fuqishëm në fitoren historike kundër Real Madridit në “Bernabeu”, duke realizuar një nga katër golat e fitores së Blaugranave pas një periudhe të gjatë pa sukses në këtë stadium.

Këto janë disa prej rekordeve që Lamin Jamal ka arritur të shënojë deri më tani:

1. **Lojtari më i ri që shënon për Barcelonën:** 16 vjeç e 87 ditë (kundër Granadës);
2. **Lojtari më i ri që shënon në La Liga:** 16 vjeç e 87 ditë;
3. **Lojtari më i ri me dygolësh në La Liga:** 16 vjeç e 213 ditë;
4. **Lojtari më i ri që shënon në një Klasik:** kundër Realit të Madridit;
5. **Lojtari më i ri që shënon në Kupën e Mbretit:** kundër Bilbaos në moshën 16 vjeç e 195 ditë;
6. **Lojtari më i ri që shënon në Superkupën e Spanjës**: kundër Osasunës, 2024;
7. **Lojtari më i ri që shënon me kombëtaren spanjolle:** 16 vjeç e 57 ditë (kundër Gjeorgjisë);
8. **Lojtari më i ri që shënon në një Europian:** 16 vjeç e 362 ditë (kundër Francës);
9. **Lojtari më i ri që jep asist me Barcelonën:** 16 vjeç e 45 ditë;
10. **Lojtari më i ri që jep asist në Champions League:** 16 vjeç e 153 ditë, duke thyer rekordin e Bojan Kërkiç;
11. **Lojtari më i ri që jep asist në Europian:** kundër Kroacisë në moshën 16 vjeç e 339 ditë;
12. **Lojtari më i ri që arrin 10 gola e 10 asiste në La Liga**;
13. **Lojtari më i ri që ka shënuar dhe dhënë asist në një turne madhor**;
14. **Lojtari më i ri në një Klasikë:** 16 vjeç e 280 ditë në tetor 2023;
15. **Lojtari më i ri që ka luajtur 50 ndeshje zyrtare me Barcelonën:** 16 vjeç, 10 muaj e 6 ditë.

Ky talent unik, që e nisi rrugëtimin në futboll që në moshën 15-vjeçare nën drejtimin e trajnerit Xavi, ka nisur një aventurë që tashmë e ka futur atë në librin e historisë së futbollit. Me secilën ndeshje, Jamal i shton një tjetër rekord karrierës së tij, duke lënë të hapur pyetjen për kufijtë e këtij lojtari të jashtëzakonshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...