11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Lamine Yamal në qendër të vëmendjes jo vetëm për futbollin, por edhe për jetën private – lidhje me një influencuese 12 vite më të madhe

Ylli i ri i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, është jo vetëm një nga futbollistët më premtues dhe kandidat për Topin e Artë, por së fundmi është bërë kryefjalë në mediat spanjolle për jetën e tij sentimentale.

Sipas Mundo Deportivo, 16-vjeçari ka nisur një lidhje dashurie me influencuesen spanjolle Fati Vazquez, e cila është 29 vjeç – plot 12 vite më e madhe se ai. Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat rozë, pasi çifti ndodhet aktualisht me pushime në Itali, ku kanë postuar foto të ngjashme nga i njëjti vend, duke e bërë lidhjen e tyre pothuajse të konfirmuar.

Fotot tregojnë të njëjtën pishinë, të njëjtat bimë dekorative dhe ambient të njëjtë, të publikuara me diferencë ditësh nga të dy. Këto detaje vizuale u interpretuan si provë e fortë nga ndjekësit dhe mediat, të cilët kanë vënë në pah kontrastin e moshës mes tyre.

Fati Vazquez, me 400 mijë ndjekës në Instagram, është një influencuese nga Galicia dhe është e njohur për postimet e saj në modë dhe stil jete luksoz.

Lidhja ka ngjallur diskutime të shumta në rrjete sociale, veçanërisht për diferencën e madhe në moshë, pasi Yamal është ende minoren. Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por fakti që nuk e kanë mohuar lidhjen dhe detajet që dolën nga rrjetet sociale, i ka bërë mediat të flasin për një romancë të konfirmuar, së paku në heshtje.

Kjo vëmendje pritet ta shoqërojë Yamal jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në çdo hap të jetës së tij personale ndërsa ai rritet në sytë e publikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...