8.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

Largimi i Kryemadhit nga LSI-ja, Meta: Nuk kam imponuar asgjë, proces demokratik, ajo ka bërë një gabim historik

Ish-presidenti Ilir Meta i rikthyer tashmë në Lëvizjen Socialiste për Integrim që sot mori emrin Partia e Lirisë deklaroi se lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik a faj historik, që është pikërisht bashkimi i çuditshëm me idenë dhe vendimin fakt të kryer të Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

Duke folur për dorëheqjen e Monika Kryemadhit nga drejtimi, Meta theksoi se nuk ka imponuar asgjë dhe se i takon LSI-së të ngrihet në lartësinë e këtij momenti historik të vendit.

“Unë nuk kam imponuar asgjë. Është një proces demokratik dhe historik dhe i takon LSI-së të ngrihet në këtë lartësi të momentit historik të vendit. Këto përralla me diktatorë brenda LSI-së nuk mund të ekzistojnë. Jam i vetmi kryetar partie që në vitin 2005 nuk e kam vënë veten në listën e partisë në proporcional dhe pse ishim në opozitë, në maxhoritar, u futa në të njëjtën zonë dhe fitova.

Këto nuk i bën një autoritar. Lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik a faj historik, që është pikërisht bashkimi i çuditshëm me idenë dhe vendimin fakt të kryer të Lulzim Bashës për të djegur mandatet. Ka qenë një akt tërësisht emocional dhe një akt tërësisht kundër atyre qëndrimeve jo vetëm publike që kam pasur, por edhe kundër atyre qëndrimeve të mia që iu kam dërguar kryetares së partisë dhe kryetarit të grupit parlamentar dhe asnjë nga deputetët që lanë mandatin nuk më ka çuar një mesazh shoqëror si mendon ti për këtë çështje dhe kurrë nuk e kam besuar që ajo do ndodhë dhe ndodhi në mënyrë mafioze, unë kam qenë në Gjermani. Sot larg qoftë nëse humbet jetën një deputet, duhet një muaj procedura për ta zëvendësuar, ndërsa për 180 e ca deputetë dhe ata në lista për 2 ditë vetëm me një firmë të sekretarit administrativ të parlamentit u bë ai grusht shtetit i qëllimshëm. Siç ishte akoma më e qëllimshme mosregjistrimi i PD-së në KQZ për dekretin e 13 tetorit. Djegia e mandateve është një përgjegjësi e madhe dhe unë mendoj se ata e kanë kuptuar. Nuk ka lidhje me ndëshkimin e këtij vendimi, por me atë që ata vetë janë të ndërgjegjshëm për një veprim që kanë bërë që tregoi mungesë të lidershipit në kuptimin e thellësisë së vendimit. Në konventë kishte nga lidershipi, figura të reja dhe ky do jetë një proces shumë sinergjik mes atyre që kanë qenë, që kanë kontribuar dhe gjithë të tjerëve që kanë dëshirë të angazhohen. Do të jetë gjithëpërfshirëse”, deklaroi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje në PD para zgjedhjeve: Tabaku pro kandidimit të Salianjit, Berisha: “Është vetëpërjashtuar”

0
Tensionet në Partia Demokratike vijojnë të thellohen teksa afrojnë zgjedhjet e brendshme për kryetar më 23 maj. Deklaratat e fundit nga drejtues dhe ish-drejtues...

Irani kërcënon: “Hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë do të jenë objektiv sulmesh”

0
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, teksa ushtria e Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon....

Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet...

0
Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet për një skenar të ri politik Prej kohësh, në qarqet politike...

Berat: Arrestohet 39-vjeçari për abuzim me mbesën 15-vjeçare

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur...

Konfindustria: Ndërhyrja për çmimet e karburanteve e domosdoshme, por e vonuar

0
Konfindustria ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës, duke e konsideruar këtë hap...