11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Largoji xhindet“, RENEA përballë dy radikalëve të armatosur në Orosh: 8 orë tension, kërcënime me armë

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar dy ditë më parë në fshatin Orosh të Mirditës, ku forcat speciale RENEA, Policia e Shkodrës dhe strukturat e Antiterrorit u përballën me dy persona të radikalizuar: Hamza (Erzen) Uka dhe Julian Cumraku.

Të dy kishin lëvizur nga zona e Kurbinit drejt Oroshit, një fshat thuajse i braktisur, duke dalë kështu nga mbikëqyrja e strukturave të sigurisë. Përmes përgjimeve telefonike u lokalizuan në një shtëpi të vetmuar, ku qëndronin të armatosur.

Kërcënime me armë dhe shtëpia e blinduar

Patrulla e parë e Policisë së Pukës, që shkoi për verifikim, u përball me kërcënim të menjëhershëm. Julian Cumraku, i cili po çante dru në oborr, sapo pa policët hyri brenda dhe së bashku me Ukën kërcënuan se do të qëllonin nëse nuk largoheshin.

Para mbërritjes së RENEA-s, dy radikalët blinduan shtëpinë duke mbyllur dritaret me dërrasa, batanije e deri me kapakë televizorësh të vjetër. Negociatorët e RENEA-s tentuan t’i bënin thirrje për dorëzim, por përgjigjja ishte një breshëri kallashnikovi nga brenda banesës.

Përfshirja e familjarëve dhe rrëfimi tronditës i vëllait

Në pamundësi për dialog, policia solli dajën e Cumrakut dhe vëllain e Hamza Ukës. Ky i fundit, duke hyrë nga pjesa e pasme e shtëpisë me frikë se mos qëllohej, tentoi dy herë t’i bindte, por pa rezultat.

Ai u shpreh i dorëzuar para policisë:

“Nuk kam çfarë të bëj më. Janë shumë të rrezikshëm, mund të më vrasin edhe mua.”

Gjatë bisedës, Erzen Uka i kishte thënë vëllait:

“Do luftojmë deri në fund.”

Dorëzimi pas thirrjes: “Mendo për djalin tënd”

Pas më shumë se 8 orësh negocim, ndërhyrja e tretë e vëllait rezultoi vendimtare. Ai i ka thënë Ukës:

“Mendo për djalin dhe familjen. Largoji xhindet.”

Pas kësaj, Uka dhe Cumraku hapën derën dhe u dorëzuan pa kushte, duke dalë të paarmatosur para forcave speciale që rrethonin zonën.

Arsenal armësh, granata dhe flamuri i ISIS

Forcat RENEA, pas dorëzimit, hynë në banesë dhe gjetën një sasi të madhe armatimi:
• 4 armë automatike
• 1 pistoletë “MiniBlow”
• 17 granata dore defensive
• Municion luftarak
• Kapsolla detonatorë elektrikë
• Një flamur të organizatës terroriste “ISIS”

Akuzat

Dy të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës për:
• Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve shpërthyese
• Kundërshtim me armë ndaj Policisë së Shtetit
• Nxitje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

Operacioni përfundoi pa viktima, për shkak të një kombinimi të forcës, profesionit dhe ndërhyrjes vendimtare të familjarëve, që shmangën një përplasje të përgjakshme në Orosh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...