32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Gruaja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e fundit: ‘Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem dhe të të kem këtu për ne’

Gruaja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një mesazh tronditës dhe thellësisht emocionues, ku përshkruan momentet e fundit me bashkëshortin dhe dhimbjen e pamasë që ka përfshirë familjen pas humbjes së tij të papritur.

Në rrëfimin e saj, Selvija tregon se çifti ishte në prag të udhëtimit drejt Italisë për trajtimin e vogëlushit Roel. Familja, thotë ajo, po përballonte një periudhë të lodhshme e të mbushur me stres, duke bërë çdo përpjekje për shëndetin e djalit të tyre.

“Ndrove jetë në krahët e mi… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që ta çonim te specialistët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di,” shkruan ajo.

Selvija shprehet se largimi i Shpatit erdhi në një moment kur djali kishte më shumë nevojë se kurrë për të atin.

“E le Roelin vetëm… në kohën kur i duheshin më shumë duart e tua. Si t’ia shpjegoj Roelit që babai nuk është më?”

Ajo ndalet edhe te humbja e partnerit të jetës, njeriut që i kishte premtuar dashuri të përjetshme.

“Më thoje se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi?”

Mesazhi prekës mbyllet me një lutje që ka bërë xhiron e rrjeteve:

“Uroj të takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”

Dedikimi i saj është shpërndarë gjerësisht dhe ka prekur mijëra njerëz, të cilët po i bashkohen dhimbjes së thellë të familjes Kasapi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...