11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

LDK shpall fitoren në raundin e parë, Abdixhiku: Pas 12 vitesh, jemi forcë e parë në Prishtinë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet lokale të së dielës, duke e cilësuar rezultatin si “rikthim historik” për LDK-në.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Abdixhiku tha se LDK ka fituar në raundin e parë në Istog, Lipjan dhe Junik, ndërsa është në garë për fitore në 12 komuna të tjera.

“Kemi fituar në tre komuna dhe prijnë në dymbëdhjetë të tjera. Shpallim fitore të plotë në Istog, Lipjan dhe Junik, ndërsa jemi shumë pranë fitores edhe në Pejë,” deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se për herë të parë pas 12 vitesh, LDK është forca e parë politike në Prishtinë, si për kryetar komune ashtu edhe për Kuvend Komunal.

Sipas tij, partia po prin gjithashtu në Viti, Obiliq dhe Dragash, ndërsa është në balotazh në Fushë Kosovë, Suharekë, Gjilan dhe Rahovec.

“LDK po tregon se mbetet partia e stabilitetit dhe e qeverisjes së përgjegjshme në Kosovë,” u shpreh Abdixhiku, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në këto zgjedhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...