Pas gati një viti nga ndarja e bujshme me partneren e tij Sara Hoxha, duket se këngëtari i njohur Ledri Vula ka lënë pas të kaluarën dhe ka nisur një romancë të re. Së fundmi, ai është parë duke shijuar pushimet në plazhet e jugut të Shqipërisë në shoqërinë e Rina Zaitit, e cila është përfolur se ka qenë mike e Sarës.
Situata u bë edhe më e dukshme kur Sara Hoxha i bëri “unfollow” Rinës në Instagram, duke shkaktuar më tej spekulime për një lidhje mes Ledrit dhe Rinës. Rina Zaiti është motra e reperit Ron Zaiti, i njohur për bashkëpunimet e tij të suksesshme me Dafina Zeqirin dhe Semi Jaupaj, me të cilën gjithashtu është përfolur për një lidhje në të kaluarën.
Rina është e njohur për personalitetin e saj aventurier dhe pasionin për udhëtimet, si dhe për lidhjet e shumta që ka me figura të njohura nga bota e showbizit në Shqipëri dhe Kosovë. Romanca e saj e re me Ledri Vulën ka tërhequr tashmë vëmendjen e publikut dhe mediave.