22.5 C
Tiranë
Monday, May 5, 2025
spot_img

Lefter Maliqi denoncon krimin elektoral në Bashkinë Kuçovë: “Do t’i përballojmë dhe do ti denoncojmë të gjithë”

 

Kandidati i Partisë së Lirisë për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar një krim elektoral të ndodhur në Bashkinë Kuçovë, në një lokal të fshehur në mes të pyllit, ku u përdorën para të dyshimta dhe ku janë përfshirë punonjës të administratës shtetërore. Ai ka theksuar se ky krim elektoral është raportuar edhe në SPAK më herët dhe ka kërkuar hetim të thelluar për të zbardhur situatën.

Në deklaratën e tij, Maliqi ka përmendur një incident të ndodhur në “Ani i Qerozit” të Zdravës, ku më shumë se 200 punonjës të administratës shtetërore dhe drejtues politikë, të shoqëruar nga kandidatë për deputetë të Qarkut të Beratit, janë gjetur në këtë lokal të dyshimtë. Sipas tij, gjatë këtij aktiviteti, ka pasur dhunë verbale ndaj pjesëmarrësve, përfshirë drejtuesen e fushatës së PS-së për Kuçovën dhe disa të tjerë, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë brenda.

Denoncoj me ashpërsinë më të madhe të ligjit, një krim elektoral të ndodhur në Bashkinë Kuçovë, në mes të pyllit, në një lokal, me para të dyshimta, të denoncuar në SPAK më parë.

“Ani i Qerozit” mes pyllit të Zdravës, në të cilën është bërë dhe një rrugë e dyshimtë miliona lekë, ndërkohë që banorët e qytetit të Kuçovës dhe të fshatrave janë pa rrugë.

Në këtë anë të Qerozit, kanë qenë mbi 200 punonjës të administratës të Shtetit, të Bashkisë Kuçovë, të Hipotekës, shëndetësisë dhe me rradhë, me drejtues politikë, kandidatë për deputet të Qarkut të Beratit.

Drejtuesja e fushatës, anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht Kryetare e Partisë së Lirisë për Kuçovën, bashkë me disa të tjerë, kanë vajtur tek vendi i Krimit elektoral, “Ani i Qerozit” dhe janë ndeshur me bodyguard, të cilët kanë kryer dhunë verbale ndaj këtyre pjesëmarrësve, ndaj drejtueses dhe të tjerëve dhe nuk janë lejuar të futen brenda.

Madje një djalë i ri është futur brenda dhe është shoqëruar për t’ju marrë celulari me dhunë verbale.

Në orar të punës Administrative, ka qenë rreth ora 11:00 -12:00 e drekës.

Menjëherë është njoftuar prokuroria e rrethit Berat, komisariati i policisë së Kuçovës, njëkohësisht Drejtoria e Policisë së Beratit dhe është bërë kallëzim penal nga ana jonë, në mënyrë që të merren pamjet filmike.Ne kemi pamjet tona filmike .

Me dhjetra e dhjetra makina të punonjësve të administratës së shtetit.

Ky krim elektoral i përsëritur jo vetëm në bashkinë Kuçovë, por edhe në Çorovodë edhe në Berat, ku punonjës të shëndetësisë, punonjës të arsimit, keqpërdoren në orar zyrtar edhe në ambientet e tyre për “Rilindjen ” e krimit.

Siguroj banorët e Qarkut të Beratit, demokratët, opozitarët, socialistët e ndershëm, që qarku i Beratit do të dalë për herë të parë surprizë, 4 me 3, kundër “Rilindjes “së krimit, shpopullimit dhe skandaleve.

Të jeni të bindur totalisht që do të përballemi me ta, do ti denoncojmë të gjithë.

Nuk ka forcë që na ndal përballë këtyre oligarkëve, banditëve, kriminelëve elektoralë, të cilët kanë vjedhur paratë e popullit. Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë, me në krye Presidentin Meta, të izoluar në mënyrë antikushtetuese, antinjerëzore, nga kamikazë në krye të Ministrisë së Rendit, të urdhëruar nga babloku i Surrelit, i cili do të ketë një fitore të thellë në Tiranë dhe unë do të kem në Berat dhe Opozita e bashkuar do ti kalojë 80 mandate kundër krimit elektoral, kundër këtyre banditëve të cilët kanë shpopulluar, kanë varfëruar vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Klos – Humbet 29-vjeçari Ardit Beshiri pas çarjes së një rezervuari uji, familja apelon...

0
Prej dy ditësh, 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas një ngjarjeje tragjike në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos, ku një rezervuar uji pranë...

Aksident në Kretë: Përplaset autobus turistik me makinë, një i plagosur dërgohet në spital

0
KRETË – Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në rrugën e vjetër kombëtare pranë zonës së Gouves, në Kretë, duke çuar...

Aksident tragjik në Greqi – humb jetën një 21-vjeçar shqiptar

0
POLIKARPOI, PELA – Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Polikarpoit, në Pela të...

Jozefina Topallit, e deleguara politike për Diasporën në PD: Skandale dhe manipulime masive me...

0
E deleguara politike për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot alarmin për shkelje të rënda të ligjit dhe manipulim të procesit...

Parandalohet sulm me bombë në koncertin e Lady Gaga-s në Rio — shpëtohen dy...

0
RIO DE JANEIRO — Autoritetet braziliane kanë parandaluar një sulm të mundshëm me pasoja katastrofike gjatë koncertit të Lady Gaga-s në plazhin ikonik të...