34.8 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Durrësi prezantohet në fushatën e PS me këngën “Sarà perché ti amo”, Sako: “Synojmë 9 mandate”

 

Në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, Durrësi u prezantua me një performancë të veçantë muzikore, duke interpretuar këngën italiane “Sarà perché ti amo”. Performanca artistike solli një atmosferë të ngrohtë dhe festive në mesin e mbështetësve të PS-së, ndërsa drejtuesja e qarkut të Durrësit, Emirjana Sako, theksoi angazhimin e partisë për të siguruar fitoren në këtë qark.

Në fjalën e saj, Sako shprehu besimin e fortë se PS do ta mbyllë garën në Durrës me të paktën 9 mandate. Ajo theksoi se për këtë vit, PS synon të fitonte një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke përfshirë të rinjtë dhe të moshuarit në mbështetje të partisë.

“Gjej momentin të përshëndes emigrantët që na ndjekin nga rrethët, qytetarë të Shijakut, Durrësit dhe krijues që do i kemi mbështetje të jashtëzakonshme më datë 11. Hyjmë në këtë garë si fitues me 8 deputetë, do ta përfundojmë garën të paktën me 9 deputetë,” tha Sako, duke theksuar se partia do të bëjë çmos për të siguruar vota nga të gjitha grupet e shoqërisë.

Sako përmendi gjithashtu që vota e 11 majit do të bashkojë të rinjtë dhe të moshuarit për të mbështetur PS-në, duke shprehur optimizëm për një rezultat të fuqishëm në këtë qark.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...