21.4 C
Tiranë
Thursday, May 15, 2025
spot_img

Leonardo Di Caprio poston sërish foto të Vjosës

Aktoir i njohur, Leonardo Di Caprio, del sërish në mbrojtje të lumit Vjosa për ndërtimin e HEC-eve. Aktori me famë botërore ka postuar një foto të lumit Vjosa në profilin e tij në Instagram, me mesazhin “Vjosa, jo diga”, ndërsa e shoqëron me një shkrim të gjatë.

Sipas aktorit, lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës. “Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar”, shkruan Di Caprio, teksa i bën thirrje edhe kryeministrit federal të Bosnje dhe Hercegovinës të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë.

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e vendit pjesë e ‘Zemrës Blu’ të nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i lumit të Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi.

opennews.al

 

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit që përbëjnë ‘Zemrën Blu’”, shkruan Di Caprio në mesazhin e tij.

Kujtojmë që rreth para një viti Leonardo Di Caprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Postimi që ai bëri në profilin e tij në Instagram bëri shumë jehonë në vendin tonë.

Lumi Vjosa është pjesë e ‘Zemrës Blu’ të Evropës, ku bëjnë pjesë edhe lumi Radika në Parkun Kombëtar Mavrovë në Maqedoni, dhe lumi Sava në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 13 Maj 2025

0
Ja parashikimi astrologjik për të martën, 13 maj 2025, për secilën shenjë të zodiakut, bazuar në burime të ndryshme: ⸻ ♈ Dashi (21 Mars – 19...

Parashikimi i motit, e Martë, 13 Maj 2025

0
Më 13 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë të...

Peshkopi: Babai i kandidatit të PS qarkullon i lirë pas të shtënave me armë...

0
Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, efektiv policie dhe njëherazi babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura, në një incident të rëndë...

Kaos në Vlorë nga “Giro d’Italia”, qytetarët bllokohen në trafik dhe s’mund të votojnë

0
Vlora është përfshirë sot nga një bllokim i rëndë trafiku, duke krijuar kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor dhe duke penguar seriozisht qytetarët që...

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të...