11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Letra e Gjestit për ish-të dashurën prek zemrat e ndjekësve

Mbrëmjen e djeshme, banorët e Big Brother VIP hapën zemrën dhe hodhën në letër ndjenjat e tyre për partnerët ose dashuritë e humbura. Teksa të gjithë ndanë emocionet e tyre duke lexuar letrat, Gjesti ishte i vetmi që nuk pranoi ta lexonte të tijën, duke u larguar mes lotëve.

Sipas raportimeve, letra e tij ishte dedikuar ish-të dashurës, Diellzës, dhe sot është bërë publike në rrjet. Përmes vargjeve plot ndjenja, ai i shpreh mungesën e saj dhe pikëpyetjet që e mundojnë.

Letra e Gjestit

“E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen…

O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa tu po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?

Ti s’mund me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirtm, je my zemër
Prej meje mund të të ik trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurr, hala për mu t’rreh zemra.

A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.

Veq ty jom ka t’du
Veq ty jom ka t’du bre
Ah ata lot e ty
Ah lot e ty bre,
Shum’ t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.”

Momenti i tij emocional ka prekur ndjekësit dhe ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Shumë njerëz pyesin nëse Diellza do të reagojë ndaj kësaj letre dhe çfarë ndikimi do të ketë ky moment në rrjedhën e lojës së Gjestit brenda shtëpisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...