27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Tetova optimist para sfidës me Partizanin: Duhet vazhdimësi, çdo ndeshje është finale

Kampionët në fuqi të Shqipërisë, Egnatia, vijnë në supersfidën ndaj Partizanit me moral të lartë, duke kryesuar renditjen dhe me 8 fitore radhazi në kampionat. Megjithatë, trajneri Edlir Tetova e di që kjo nuk garanton sukses të sigurt nesër në “Arena Egnatia”, ku do të zhvillohet përballja e javës së 25-të të Superiores.

Në konferencën për shtyp, Tetova vlerësoi formën e skuadrës, por pranoi se ka disa mungesa të rëndësishme:

“Gjendja e skuadrës është e mirë përgjithësisht, por kemi disa mungesa. Xhemajli mungon për shkak të kartonëve, Guindo ka një gjendje gripale, ndërsa Fernando është rikthyer dhe mund të ketë minutazh. Pjesa tjetër e grupit është gati.

Lojtarët kryesorë kanë përballuar shumë ndeshje pa mundësi rotacionesh, por do të japin maksimumin edhe në këtë sfidë. Nuk mendojmë për hakmarrje, duam të ruajmë ritmin dhe vazhdimësinë.”

Trajneri e cilësoi këtë fazë të kampionatit si një mini “Final Four”, pasi Egnatia do të përballet me tre rivalë të drejtpërdrejtë për titullin: Partizanin, Dinamon dhe Vllazninë.

Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos pësuar gola. Janë edhe 12 javë deri në fund, dhe çdo pikë është vendimtare. Vetëm me vazhdimësi do ta kemi më të lehtë në fazën përfundimtare të kampionatit.”

Egnatia synon të mbrojë titullin kampion, ndërsa sfida ndaj Partizanit shihet si një test i madh për formën dhe ambiciet e tyre në këtë sezon të Abissnet Superiore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...