17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

‘Lëvizja e radhës nga Rama për të maskuar lidhjet e tij me krimin’,Reagimi i Sali Berishës ndaj krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë, duke bërë thirrje për kujdes ndaj kësaj lëvizjeje. Gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij, Berisha e cilësoi këtë iniciativë si një hap për të maskuar lidhjet e Ramës me krimin, si dhe vjedhjet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut,” tha Berisha, duke nënkuptuar se Rama po përdor këtë lëvizje për qëllime personale dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e tjera të vendit.

Ish-kryeministri theksoi se ky shtet nuk do të jetë në shërbim të besimtarëve bektashinj, por për përfitime personale të Ramës. “Me këtë rast, garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit,” tha Berisha.

Ai vazhdoi të denoncojë regjimin që, sipas tij, e trajton Shqipërinë si një pushtues të egër dhe armik të vlerave themelore të shoqërisë. Në përfundim, Berisha kërkoi që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për manipulimet dhe mashtrimet që po ndodhin në vend.

Pjesë nga fjala e Berishës

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narkoshtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.

Të dashur miq!

Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit.

E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...