5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Lezhë/ Rrëmbejnë, dhunojnë seksualisht 17-vjeçarin dhe e postojnë në tik-tok: Dy 19-vjeçarë në pranga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku një i mitur është rrëmbyer me forcë, dhunuar dhe ngacmuar seksualisht. Policia ka ndaluar dy të rinj 19-vjeçarë, të dy banues në Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Sipas deklaratës së policisë, arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit të një 17-vjeçari në Komisariatin e Policisë Lezhë. Sipas kallëzimit, më 21 korrik 2022, rreth orës 22:30, dy të rinjtë e morën 17-vjeçarin në automjet pa dëshirën e tij dhe e çuan në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë. Pasi ndaluan automjetin, ata e shantazhuan 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe e detyruan të përdorte fjalë fyese në video. Këto veprime u shoqëruan me dhunë fizike dhe ngacmim seksual ndaj të miturit.

Policia ka njoftuar se materialet procedurale në ngarkim të të arrestuarve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...