30.6 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë: Partia e Lirisë denoncon plan për gjakderdhje nga Veliaj

Partia e Lirisë ka deklaruar se incidenti fizik në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë të hënën pasdite ishte një skenar i parapërgatitur për të shkaktuar gjakderdhje. Tedi Blushi, i cili u përfshi në një përleshje me Halit Valterin e PS-së, shprehu bindjen se gjithçka ishte planifikuar më parë.

Ka qenë e planifikuar dhe është planifikuar që në atë seancë të kishte gjakderdhje. Këtë e them me bindje, sipas burimeve shumë të sigurta policore. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb dhe brenda në sallë ka pasur persona të armatosur dhe civilë,” tha Blushi.

Ilir Meta, duke mbrojtur Tedi Blushin, sulmoi kreun e SPAK dhe akuzoi Erion Veliajn për përfshirje në incidente të dhunshme. “Edhe analfabet të ishte, nëse do kishe një gram dinjitet, Erion Veliaj do të ishte në burg edhe vetëm për këtë shkresë. Se ti Ramoviçit nuk ke çfarë t’i bësh,” tha Meta.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të hënën dështoi pas tensioneve në sallë. Incidenti filloi kur Tedi Blushi hodhi një tufë me letra drejt Veliajt, duke shkaktuar më pas një përplasje fizike me Halit Valterin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...