2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Liderët e G7 dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe rikonfirmojnë mbështetjen për Tel Aviv

Liderët e G7 dënuan sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për Tel Aviv. Pasi Irani sulmoi me mbi 300 dronë e raketa Izraelin, presidenti i SHBA Joe Biden thirri në një takim liderët e G7, mbledhje online që u kryesua nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Në takim u dakordësua se duhet punuar për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme. Liderët e G7 dënuan “sulmin e drejtpërdrejtë dhe të paprecedentë të Iranit kundër Izraelit pa mëdyshje në termat më të fortë”.

“Me veprimin e tij, Irani ka hedhur një hap tjetër drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm në rajon. Kjo duhet të shmanget. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.“Në këtë frymë, ne i bëjmë thirrje Iranit dhe grupeve të lidhura me të që të ndërpresin sulmet e tyre dhe të jenë të gatshëm të marrin masa të mëtejshme tani dhe në përgjigje të nismave të tjera destabilizuese”, thuhet në deklaratën e liderëve.

Deklarata shpreh gjithashtu “solidaritet dhe mbështetje të plotë për Izraelin dhe popullin e tij dhe rikonfirmon angazhimin tonë për sigurinë e tyre”.

“Ne gjithashtu do të forcojmë bashkëpunimin tonë për t’i dhënë fund krizës në Gaza – shtojnë liderët e G7 – ndërsa gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe dhënien e ndihmës më të madhe humanitare për palestinezët që e gjejnë veten në gjendje nevoje”.

Ata thanë se kombet e tyre “janë të gatshme të marrin masa të mëtejshme tani dhe në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese. Në përfundim, presidenti amerikan Joe Biden tha se takimi i G7 kishte për qëllim të koordinonte një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të Iranit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se dënuan njëzëri sulmin ndaj Izraelit.

Me liderët e G7 , ne dënuam njëzëri sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit. Të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona për të punuar drejt de-përshkallëzimit. Përfundimi i krizës në Gaza sa më shpejt që të jetë e mundur, veçanërisht përmes një armëpushimi të menjëhershëm, do të bëjë një ndryshim. Situata në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Libanin, do të diskutohet në Këshillin Evropian javën e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...