17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Liderja e partisë së majtë kërkon ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin për gjenocidin në Gaza

Liderja e partisë së majtë opozitare Podemos në Spanjë, Ione Belarra, ka kërkuar që qeveria e koalicionit të majtë të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin. Ajo e shprehu këtë kërkesë gjatë një fjalimi në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit, ku u diskutua çështja e migracionit, në prani të kryeministrit Pedro Sanchez.

Belarra kritikoi qeverinë për reagimin e saj të pamjaftueshëm ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza, duke bërë pyetje retorike që theksonin kontradiktat në politikën spanjolle. “Si është e mundur që delegacioni spanjoll qëndroi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të dëgjuar një terrorist si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu? Si është e mundur që vazhdohet t’i shiten armë Izraelit? Si është e mundur të mos shkëputen marrëdhëniet me një shtet terrorist, i cili prej një viti kryen terrorizëm në Gaza?” u shpreh ajo.

Po ashtu, në një mesazh të publikuar në llogarinë e saj në median sociale më 8 tetor, Belarra theksoi se “një vit më parë në duart e shtetit terrorist të Izraelit filloi faza e fundit e gjenocidit palestinez.” Ajo përmendi se me bashkëfajësinë e SHBA-së dhe Evropës, mbi 42 mijë persona ishin vrarë, ndërsa qindra mijëra të tjerë ishin plagosur dhe zhdukur. “Barbaria vazhdon të përparojë dhe vazhdon të na tërheqë poshtë për shkak se nuk kemi mundur ta ndalojmë,” përfundoi Belarra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...