8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Liga Kombeve/ Shuhet ëndrra e Kosovës, fiton Maqedonia e Veriut

Shuhet në Shkup ëndrra  e Kosovës për një pjesëmarrje historike në fazën e grupeve të kampionatit europian të futbollit.

Ekipi i drejtuar nga zvicerani Shaland u mund me rezultatin 2-1 në derbin ballkanas me Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen unike e vlefshme për fazën play-off të Nations League.

Në një stadium të boshatisur dhe pa ngrohtësinë  e publikut, Maqedonia tregoi superioritet që në minutat e para, ndaj ekipit “dardan” të cilit i mungonin disa nga lojtarët më të mirë, si Vedat Muriqi, Milot Rashica, dhe Amir Rrahmani.

Maqedonasit kaluan në avantazh gjithsesi nga një episod i pafat në minutën e 16-të, ku një deviacion i Kolollit në zonën e rreptësisë drejton topin në rrjetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...