8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ligji i ri në Angli: Gjoba për pronarët e maceve pa mikroçip

Miliona pronarë macesh në Angli rrezikojnë një gjobë deri në 500 stërlinash nëse nuk arrijnë ta bëjnë macen e tyre me mikroçip dhe të regjistrojnë në një bazë të dhënash sipas ligjeve të reja që hyjnë në fuqi nga sot, shkruan faqja news.sky.com.

Legjislacioni zbatohet për macet e moshës 20 javëshe e lart, por nga nëntë milionë mace shtëpiake të vlerësuara në vend, deri në 2,2 milionë ende nuk kanë ende çip, sipas të dhënave nga shoqata bamirëse “Cats Protection”. Të kesh një mace me mikroçip nga një veteriner kushton midis 20 dhe 30 stërlinash.

Sipas studimit të kryer nga organizata bamirëse, rreth një e katërta e pronarëve që nuk arritën t’i bënin macet e tyre me mikroçipe dhe kjo ishte për shkak se kafshët e tyre nuk dilnin jashtë shtëpisë. Pothuaj 14% e tyre kishin deklaruar se ata arrinin t’i identifikonin ato nga gëzofi i tyre.

Pronarët e kafshëve që nuk kanë mikroçip do të kenë 21 ditë kohë për të implantuar një të tillë, në rast të kundërt do të përballen me gjobë financiare. Skema e detyrueshme synon të lehtësojë ribashkimin e maceve shtëpiake të humbura ose të rrugës me pronarët e tyre.

Në Britani të Madhe, shumë mace të humbura jetojnë një jetë të frikshme në rrugë, pa ushqim, pa ujë, pa strehë, pa kujdes veterinar dhe vazhdimisht në rrezik prej makinave dhe kafshëve të egra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...