7.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

lir Meta sulmon institucionet e drejtësisë dhe SPAK: Akuzon për presione politike

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një sulm të ashprë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke reaguar pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e prokurorit Altin Duman, i cili nuk pranon presionet politike.

Meta ka akuzuar prokurorët e lidhur me Edi Ramën për angazhime personale kundër tij dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj Altin Dumanit, duke e quajtur “zar” të ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Gjithashtu, Meta ka shprehur bindjen se nuk ka forca që mund t’i shkatërrojë Partinë e të Lirës (PL) dhe ka mbrojtur rolin e tij në mbrojtjen e reformës në drejtësi. Ai gjithashtu ka shfaqur skepticizmin ndaj përpjekjeve të kryeministrit Rama për të ndikuar në SPAK, duke e quajtur një përpjekje për të kthyer këtë institucion në një komisariat policor anti-opozitë.

“S’kam asnjë koment për këtë deklaratë. Kam qenë gjithë jetën në hetim, e di që gjithashtu prokurorë jo që flirtojnë me politikën, që janë prodhimi më i drejtpërdrejtë të saj kanë marrë angazhime personale për tu marrë me Metën për arsye që i dinë mirë. Unë jam këtu, do jem gjithmonë këtu.
Të jeni të sigurt se nuk ka asnjë forcë që mundet të zhbëjë PL si një parti të të vërteta të mëdha dhe njëkohësisht nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit që për të legjitimuar kapjen e reformës në drejtësi nga Rama përmes shkatërrimit të proceseve kushtetuese, që nga zgjedhja e prokurorëve të përgjithshëm, betimet e anëtarëve të GJK tek lana, e gjithë ato bëma të tjera, të godasë Ilir Metën që mbrojti reformën në drejtësi.
Mbrojtje që u konfirmua edhe nga vetë komisioni i Venecias. Lidhur me përpjekjet e Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policor anti-opozitë për të shkatërruar pluralizmin politik nuk jam i surprizuar.
Asnjëherë s’kam dashur të identifikoj këtë institucion me individë të caktuar që nuk flirtojnë me politikën, por janë prodhim i saj dhe para se të bënin betime me dorën në Kushtetutë kanë bërë betime të tjera që koha po i provon më së miri”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...