6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

LSI reagim për inceneratorët:”SPAK-ut të lërë mënjanë drejtësinë me regji dhe të veprojë në mënyrë të menjëhershme mbi Edi Ramën Erion Veliaj “

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari:

“Të nderuar qytetarë, afera më e madhe e pluralizmit ajo e inceneratorëve vazhdon të thellohet.
Edhe përpjekja më e fundit për të shpërqendruar vëmendjen është një përpjekje e dështuar.

Asnjë shqiptar nuk habitet më, që Policia e Shtetit arreston në mes të natës në banesë qytetarët e thjeshtë se protestojnë por ndërkohë i duhen orë të tëra që të negociojë mbylljen e pazarit të dorëzimit të një deputeti të korruptuar dhe jo kryerjen e menjëhershme të arrestimit të tij.

Asnjë tentativë e tillë nuk mundet të tërheqë vëmendjen nga përgjegjësit e vërtetë të kësaj mega vjedhjeje.
Edi Rama, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi, Damianin Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Armando Subashi. Çdo vonesë nga ana e SPAK për vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe ideatorëve të kësaj skeme vetëm sa e rëndojnë pozitën e SPAK dhe nuk zbardh të vërtetën para qytetarëve.

Faktet tashmë janë të njohura për të gjithë shqiptarët dhe fakte të tjera kanë dalë dhe do vijojnë të dalin.
Drejtësia me regji, e cila ka prej më shumë se një viti që qëllimisht zvarrit dhe nuk vepron ka bërë që inceneratori i Tiranës të vazhdojë të paguhet me pagesa shumë milionëshe në llogari të pronarëve mafiozë në arrati. SPAK, me mosveprim në vend që të zbardhë e thellon skandalin.

Përgjegjësit shtetëror dhe kompanitë e pastrimit të parave janë të gjithë të lirë gjithashtu dhe pronarët e inceneratorëve në arrati vazhdojnë të paguhen me miliona nga qeveria e rilindjes ndërkohë që për shqiptarët nuk ka para për t’i kompesuar për çmimet e ushqimeve dhe karburantit.

I kërkojmë SPAK-ut të lërë mënjanë drejtësinë me regji dhe të veprojë në mënyrë të menjëhershme mbi Edi Ramën Erion Veliaj për të zbardhur deri në fund këtë aferë”, u shpreh Braimllari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT