17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Luçiano Boçi shpërthen ndaj kryeministrit:“Nuk do lejojnë që opozita dhe pluralizmi të dorëzohet te Rama ”

Luçiano Boçi, në një komunikim të drejtpërdrejtë për një emision televiziv, ka shprehur zemërimin dhe solidaritetin e tij për Sali Berishën pas masës ndaj tij dhe tubimit të djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit. Boçi akuzoi kryeministrin Edi Rama për goditjen ndaj kryetarit të opozitës dhe tha se situata është e paprecedentë dhe po ngjall revoltë dhe zemërim te qytetarët.

Boçi gjithashtu lajmëroi për një tubim sot, duke thënë se organizimi i djeshëm ishte spontan dhe shprehje e solidaritetit për Berishën. Ai theksoi se vendimi ndaj Berishës është antikushtetues dhe ka akuzuar SPAK-un dhe institucionet tjera për mosrespektim të ligjit për ish-kryeministrin. Boçi përfundoi duke shtuar se opozita nuk do të dorëzojë veten te Rama dhe se situatat ku goditet kreu i opozitës shkaktojnë revoltë dhe zemërim te qytetarët.

Organizmi i djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit ishte spontan, ashtu siç ndodhi edhe më datë 31 dhjetor. U shpreh solidariteti për Berishën dhe zemërimin që ‘drejtësia e re’ ndërmori ndaj tij. Berishës i është ndaluar edhe komunikimi, megjithatë gjykata ka vlerësuar politikisht vendimin e saj. Situata është e paprecedentë, pasi është lobuar në mënyrë të pistë ndaj opozitës, ku në fund i goditet drejtuesi, njeriu që ka luajtur një rol kyç në kapërcimin e diktaturës në demokraci.

Dua të theksoj se vendimi ndaj Berishës është antikushtetues. Ligji konsiderohet i barabartë, por duhet të jetë i tillë dhe për ato institucione, si p.sh Prokuroria Speciale. Këto institucione qartazi nuk e kanë respektuar ligjin për zotin Berisha. Nuk ka përputhje të hetimit ndaj tij dhe masës së arrestit. Nuk ka arsyetim në gjoja mosrespektim të paraqitjes së ish-kryeministrit. Berisha ka qenë aty 24/24 me deklarata.

Ka një frikë sigurisht nga ana e mazhorancës, e cila po godet kryetarin e opozitës. Është dëshmuar tashmë se është një frikë e brendshme e Ramës. Dihet fryma dhe shtysa që ai i ka dhënë SPAK-ut për zotin Berisha. Ne jemi këtu dhe nuk e dorëzojmë opozitën te Rama. Situata të tilla ku goditet kreu i opozitës ngjall revoltë dhe zemërim, dhe kjo duket qartë te qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...