15.7 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

GJKKO jep vendimin për Enio Meçajn, bashkëpunëtorin e Artan Tafanit për grabitjen në Astir

Gjykata e Posaçme, në përgjigje të një kërkese nga SPAK, ka vendosur të lironte nga qelia Enio Meçajn, personin që ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar në lidhje me grabitjen e Exchange në zonën e Astirit. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” është bërë nga prokurori i çështjes dhe ka marrë miratimin e gjykatës.

Enio Meçaj është një person i afërt me Laert Haxhiun dhe ishte arrestuar pas ngjarjes së grabitjes së 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor Exchange në Tiranë. Emri i tij ka dalë edhe në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili e ka treguar si pjesëmarrës në grabitje.

Meçaj u akuzua për vënien në dispozicion të një garazhi automjetesh për autorët e dyshuar dhe pengimin e policisë për zbulimin e së vërtetës. Megjithatë, gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Meçajn nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Ngjarja e grabitjes ndodhi më 24 qershor 2023, kur Artan Tafani me kërcënimin e armës kishte grabitur 30 mijë euro në pikën e këmbimit valutor në Tiranë dhe më pas kishte ikur me një biçikletë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...