8.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës/ Ministri turk: “Nëse arrihet një marrëveshje për çështjet për të cilat ne shohim një afrim, dy liderët mund të bashkohen”

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu u takua të enjten në Lviv me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, një ditë pas vizitës që pati në Moskë dhe bisedoi atje me homologun rus Sergei Lavrov.

“Nëse arrihet një marrëveshje për çështjet për të cilat ne shohim një afrim, ekziston mundësia që dy liderët të bashkohen”, tha Çavuşoğlu duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Çavuşoğlu tha gjithashtu se shpresat e tij për një armëpushim u rritën pas takimit me të dyja palët, megjithëse “është e vështirë të flitet për këtë kur bëhet fjalë për luftën”.

Ai tha se Ukraina kishte sugjeruar dhe propozuar dy shtetet, Turqinë dhe Gjermaninë si vende garantuese në një “marrëveshje kolektive të sigurisë”.

“Në bisedimet e mia të djeshme në Moskë, pashë se Federata Ruse nuk kishte asnjë kundërshtim për këtë dhe se ata mund ta pranonin një propozim të tillë”, tha Çavuşoğlu.

Ai theksoi se një marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe popullin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...