12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Lufta në Ukrainë i bashkoi kombet tona”/ Meta: “Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një NATO më të zgjeruar”

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në forumin global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”. Meta u shpreh se lufta në Ukrainë nuk i ndau por i bashkoi kombet.

Ai deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin donte një NATO më të paktë por po përballet me një NATO të zgjeruar me shumë prani në pjesë lindore të Aleancës.

Ndalur tek Ballkani Perëndimor, Meta theksoi se Ballkani Perëndimor është i shqetësuar për ndërhyrjen e përfaqësuesve rusë të cilët synojnë të minojnë demokracinë dhe stabilitetin.

“Në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global” theksova sot se lufta në Ukrainë prodhoi efektin e kundërt të asaj që priste Rusia. Nuk i ndau, por i bashkoi kombet tona.

Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një NATO më të zgjeruar, me më shumë prani të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës dhe gjithashtu, edhe me më shumë anëtarë të Aleancës Atlantiko-Veriore.

Ky peizazh i ri gjeopolitik e konsideron të nevojshme një qasje të re të BE-së dhe NATO-s për zgjerimin dhe sigurinë kolektive.

Zgjerimi duhet të konsiderohet një instrument i fuqishëm gjeostrategjik.

Konflikti në Ukrainë ka rritur pamasë urgjencën e anëtarësimit të vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.

Këto veprime do të parandalonin ndikimin e palëve të treta në disa rajone të pambrojtura.

Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e përfaqësuesve rusë, të cilët synojnë të minojnë demokracinë dhe stabilitetin tonë”, u shpreh Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...