30.7 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Niko Peleshi takimi me ministrat e mbrojtjes, në selinë e NATO-s/ “Porti i Durrësit shërbeu si një qendër pritjeje e stërvitjes ‘Defender Europe 2021’

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel. Në qendër të diskutimeve të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i Aleancës dhe vijimi i mbështetjes për vendet partnere të NATO-s, në një kohë që agresioni rus në Ukrainë ka kaluar 100 ditë që nga nisja e tij.

Këtij takimi iu bashkuan edhe ministrat e Mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Suedisë, Finlandës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se vendi ynë do të mbështesë dhe kontribuojë në rritjen dhe përforcimin edhe me kapacitete ushtarake të kufijve të Aleancës, në interes të mbrojtjes dhe ruajtjes së popullsisë së saj. Ministri Peleshi foli për projektin e ri të Porto Romanos që do të ofrojë edhe infrastrukturë të dedikuar për Forcat e Armatosura dhe Aleancën e NATO-s.

“Ne e vlerësojmë infrastrukturën tonë kritike, jo vetëm nga perspektiva kombëtare, por edhe nga ajo e Aleancës. Në këtë kuadër, duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike, Porti i Durrësit shërbeu si një qendër pritjeje e stërvitjes ‘Defender Europe 2021’ gjë që dëshmon se është një pikë strategjike që lidh detin Adriatik dhe Detin e Zi që njihet ndryshe edhe si Korridori 8”,u shpreh në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Peleshi.

Ai tërhoqi vëmendjen në lidhje me efektet që lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të sjellë në rajonin e Ballkanit. Ministri i Mbrojtjes theksoi rëndësinë që ka në këtë situatë përshpejtimi i procesit të integrimit Euro-Atlantik të vendeve të rajonit. Gjithashtu ministri Peleshi tha se është i rëndësishëm dërgimi i një mesazhi të fortë se siguria e rajonit të Ballkanit mbetet interes jetik për Aleancën dhe se Rusia me “levat” e saj nuk duhet të lejohen të destabilizojnë mbarë rajonin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...

Erdogan surprizon liderët e NATO-s në Ankara, u dhuroi pistoleta me emrat e tyre...

0
Një dhuratë e pazakontë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për liderët e NATO-s në samitin e zhvilluar në Ankara ka tërhequr vëmendjen e...

Granit Xhaka pas historisë së Zvicrës në Botëror: “Është diçka e pabesueshme, por duam...

0
Zvicra ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë një vend në çerekfinale, ndërsa kapiteni Granit Xhaka nuk...

Erling Haaland mban një rekord botëror që nuk lidhet me futbollin: Në moshën 5-vjeçare...

0
Erling Haaland është tashmë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, por përveç golave dhe trofeve, sulmuesi norvegjez rezulton të ketë edhe...