11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Lufta në Ukrainë, Kievi akuzon Rusinë për dëmtimin e linjës energjetike të centralit bërthamor

Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës ‘Energoatom’ njoftoi të enjten se goditjet me artieri nga ana e forcave ruse kanë dëmtuar linjat elektrike që lidhin centralin bërthamor të Zaporiazhias me rrjetin elektrik të vendit. Aktualisht funksionimi i centralit më të madh bërthamor të Evropës varet nga gjeneratorët me naftë.

Në një njoftim në rrjetin Telegram, ‘Energoatom’ bëri të ditur se gjeneratorët kanë karburant të mjaftueshëm vetëm për 15 ditë.

“Numërimi mbrapsht ka filluar”, shkruanin përfaqësuesit e Energoatom-it, duke ngritur shqetësimin për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar shpesh njëra-tjetrën për bombardimet pranë impiantit. Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka paralajmëruar se sulmet me artileri mund ta dëmtojnë centralin duke rrezikuar ndotje bërthamore.

Centrali ndodhet brenda një pjese të rajonit të Zaporizhias të pushtuar nga forcat ruse, që në ditët e para të sulmit në Ukrainë që nisi më 24 shkurt.

Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për transferimin e impiantit në pronësi të Rusisë, ai vazhdon të drejtohet nga personeli ukrainas. ‘Energoatom’ ka kërkuar vazhdimisht tërheqjen e forcave ruse nga impianti dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij.

“Energoatom’ akuzoi gjithashtu Rusinë për përpjekje për të lidhur centralin bërthamor me sistemin energjetik rus. Operatori tha se pala ruse do të përpiqet të riparojë linjat elektrike në mënyrë që të lidhë centralin me rrjetin rus e për rrjedhojë, të furnizojë me energji rajonin e Krimesë të pushtuar nga Moska, si dhe Donbasin, i cili kontrollohet aktualisht nga Rusia./VOA/

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...