13.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Luis De la Fuente rinovon kontratën si trajner i Spanjës deri në verën e 2026

Në orët e fundit, është bërë zyrtare rinovimi i trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis De la Fuente, për të qenë në udhëheqjen e skuadrës deri në verën e vitit 2026, duke siguruar kështu që ai do të udhëheqë ekipin në Botërorin e 2026.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur se ata kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së trajnerit, siç ishte paralajmëruar në shkurt të këtij viti, së bashku me rinovimin e stafit teknik.

De la Fuente mori drejtimin e Kombëtares spanjolle në dhjetor të vitit 2022, duke zëvendësuar Luis Enriquen, pasi kishte trajnuar disa ekipet e moshave të Spanjës. Ai fitoi UEFA Nations League në 2023-n, duke sjellë një titull shumë të rëndësishëm për Spanjën pas një dekade pa sukses. Ai gjithashtu e kualifikoi ekipin për në Europianin e këtij viti, ku Spanja do të garojë në Grupin B kundër Shqipërisë, Italisë dhe Kroacisë. De la Fuente e udhëhoqi skuadrën në 13 ndeshje, duke regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm dy humbje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...