12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Lulzim Basha ironizon skenarin e Rithemelimit për bllokimin e seancave plenare

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ironizuar skenarin e Rithemelimit për bllokimin e seancave plenare në një konferencë për shtyp. Basha tha se duhet të pranojnë se ky skenar ka dështuar dhe se nuk kanë arritur asgjë prej tij.

Basha ka vënë në dyshim interesin publik për të qenë pjesë e një skenari të tillë dhe ka kritikuar përdorimin e kësaj strategjie si mjet për të forcuar pozicionin e kryeministrit Edi Rama.


“Kërkuam interpelancë me Edi Ramën për Ahmetajn. Më thoni cili është interesi publik, që të gozhdohet aty, që të bëhet kjo çështje kryesore, apo të nxjerrim gjithë nga një çakmak e të bëhet lajm për dy orë, e pas tre orësh ca ndodh. Qeveria në punë të vet, në vjedhjet e veta, shqiptarët në varfërinë e tyre. Të mblidhemi bashkë t’i rrahim shpatullat bravo sa faqe dogjëm. Këto janë gomarllëqe, nuk mund të sillet opozita kështu. E pamë se ku na çoi kjo rrugë. E pamë më 14 maj, e pamë në Kukës. Kjo është një strategji e dështuar. Mua më takon tu bëj një thirrje të braktisin rrugën e bindjes së verbër ndaj interesave personale. Kush përfiton nga kjo? Edi Rama. Pasi përfiton Rama del dhe bën vetë si hero dhe u thua tjerëve që përpiqen të bëjnë misionin si opozitar që jeni të shitur e të blerë, ndërkohë që je ti që e ke forcuar Ramën, je tubi i oksigjenit të Ramës. Politikën për Ramën dhe kundër interesit të qytetarëve e bëjnë këta. Na takon t’u themi që nuk është kurrë vonë të pranosh që diçka s’po funksionin, s’po themi të rrahin veten më kamzhik, as të qajnë para publikut, por të ndalojnë një strategji që ndihmon Ramën dhe godet opozitën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...