14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lulzim Basha në 33-vjetorin e PD: Përballje me sfidat dhe rreziqet, por PD është e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes fjalës së tij në 33-vjetorin e themelimit të PD, flet për sfidat dhe rreziqet që ka përjetuar partia. Ai thekson përgjegjësinë ndaj shoqërisë shqiptare, aspiratat e rinisë dhe vlerat pluraliste që përfaqëson PD.

Jemi mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Ata firmëtarë të parë të themelimit të PD, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre por aspiratën e një shoqërie të tërë, të të rinjve shqiptarë për liri e demokraci.

Për këtë arsye, PD është një nga ngjarjet më të bukura e domethënëse në historinë e popullit tonë. Askush nuk do mund ta bëjë pis ngjarjen e themelimit të partisë. Askush nuk do mundet ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj.

E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.

Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar, ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë, ndaj kujtdo që pyet “ e kujt është partia?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...