Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet në 33-vjetorin e themelimit të PD, duke theksuar rëndësinë e partisë për shoqërinë shqiptare. Ai fton demokratët e larguar të rikthehen dhe të japin kontributin e tyre për të forcuar PD-në dhe për të përmbyllur misionin e tranzicionit në Shqipëri.
E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!
E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?
Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,
Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.
Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit,
Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!
Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha per te gjithe ne ketu,
Por që në peshoren e kohës janë vetëm nje çast;
Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si demokrate
Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si njerez te lire,
Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjecare si pro-perendimore
vetem nje çast ne historine tone qindra-vjecare si shqiptare patriote qe mbi Shqiperine nuk vendosim asgje dhe askend!
PO, ne kemi bere zgjedhjen tone:
NDAJ SOT, NE 33 VJETORIN E SAJ, NE DEKLAROJME ME KOKEN LART PRA CDOKUJT QË PYET: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?
Partia Demokratike ESHTE E SHQIPERISE!!
Çdo gje qe bejme si parti politike, cdo objektiv qe i vendosimvetes, cdo qellim qe duam te realizojme: eshte per Shqiperine dhe per shqiptaret. Eshte per te miren e tyre dhe te familjeve te tyre!
Sot ju themi shqiptarëve se po përfundojmë programin tonë qe ta clirojme dhe ta forcojme ekonomine tonëqe t’ju japim më shumë mundësi për punësim
qe ta rrisim mireqenien tuaj personale dhe familjare
qe te krijojme kushte per ta mbajtur ketu rinine tone te talentuar!
Keto nuk jane premtime te medha: keto jane PLANET TONA KONKRETE!
NE DUAM TI BEJME ATO REALITET PER JU!
NE E DIME SHUME MIRE SESI ATO BEHEN REALITET!
Ne keto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.
Ne kemi pesuar shume, por edhe kemi mesuar shume!
Logon dhe firmen e partise sone e mbajne mbi ngjarjet tërëndësishme për Shqipërinë:
E mban anëtarësimi në NATO, prej te cilit te gjithe ju bashkeqytetare ndiheni sot me te sigurt
E mban levizja e lire pa viza kudo ne Europe, një ëndërr e bërërealitet për miliona shqiptarë
E mbajnë projekte te medha infrastrukturore anembane vendit, te cilat ju te dashur qytetare i perdorni perdite.
Sot, ne 33 vjetorin e themelimit tone, duhet ta themi pa asnjëndrojtje që Partia Demokratike e Shqipërisë në këto 33 vite nuk e permbushi detyren e saj ndaj pronarëve,
nuk e permbushi detyren e saj ndaj të përndjekurve,
nuk e permbushi detyren e saj për vlerësimin e kontributevehistorike.
Prandaj shumë prej tyre, që ndoshta janë edhe në këtë sallë, me të drejtë janë ndierë të nëpërkëmbur, janë ndier të ofenduar, janëndier të tradhtuar në kauzat e tyre për të cilat kjo parti u formua.
Në emrin tim, në emrin të gjithë anëtarëve të saj sot kam njëthirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike:
Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe cdo person qëtë djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë,
Ejani jepni kontributin tuaj të cmuar ashtu sikurse e keni dhënënë vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.
Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve tësaj,
është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia partia e njerezve të lirë eshte partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombetar te shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve!