13.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Lulzim Basha në Berlin diskuton mundësitë për të rinjtë Shqiptarë me deputetin e Bundestagut

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Berlin, zhvilloi një takim me deputetin e Bundestagut dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të CDU-së, Paul Ziemiak. Gjatë bisedës, Basha dhe Ziemiak u përqendruan në situatën aktuale politike dhe sociale në Shqipëri, duke diskutuar veçanërisht për nevojën e krijimit të mundësive për të rinjtë shqiptarë.

Basha nënvizoi rëndësinë e ofrimit të shpresës dhe mbështetjes për të rinjtë që të kontribuojnë për vendin e tyre, duke ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Shqipëri, në vend që të kërkojnë alternativa jashtë vendit. Ai theksoi se kjo është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe për të ndaluar ikjen e trurit.

Në një postim të tij, Basha shprehet: “Ishte një kënaqësi të ritakohesha me Paul Ziemiak. Diskutuam rreth situatës aktuale në vend dhe domosdoshmërinë për t’u ofruar të rinjve mundësi dhe shpresë, në mënyrë që ata të kontribuojnë për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...