8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Lulzim Basha rikthehet kryetar i PD-së për herë të katërt: E sotmja shënon nisjen e punës

Lulzim Basha rikthehet në krye të PD-së për një mandat të katërt me vetëm 16 196 vota të demokratëve, kundrejt 1657 vota që mori rivali i tij Gjergji Hani, ish i përndjekur politik.

Shifrat u bënë publike mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 (29 korrik 2023) nga Komisioni i Zgjedhjeve i PD-së me kryetar Jemin Gjana. Në 71 degë morën pjesë në votim18 052 anëtarë, ose 71 % e totalit të anëtarësisë prej 25 460 anëtarëve që u thirrën të votonin

Votimi në PD 29 korrik 2023
-18 052 fletë votimi në total
-199 fletë votimi të pavlefshme
17 853 fletë votimi të vlefshme
-Lulzim Basha mori 16 196 vota
-Gjergji Hani mori 1657 vota

Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në.
Nuk ka për të qenë e lehtë, por nëse ka diçka që demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme, është që jemi në gjendje, jemi të aftë, jemi të përkushtuar dhe gati t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme, ndaj le ta nisim menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese e besimi për qindra, mijëra shqiptarë!’- tha Basha.
Procesin zgjedhor e quajti shembullor dhe falenderoi rivalin e tij në garë
‘Falenderim të veçante për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij me pastërtinë e shpirtit të tij me përkushtimin ndaj PD-së të djathtës shqiptare ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash siç duan dhe presin shqiptarët.’- tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...