17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lulzim Basha surprizon kandidatin për deputet në Lezhë për ditëlindje

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka surprizuar kandidatin për deputet në qarkun Lezhë, Aleksandër Jushi, në ditën e tij të lindjes.

Gjatë një takimi me qytetarët, Basha prezantoi Jushin si një arkitekt, urbanist, sipërmarrës të suksesshëm dhe përfaqësues të familjeve të përndjekura të Lezhës dhe Mirditës. Për t’i dhënë një atmosferë festive momentit, ai e uroi edhe me një tortë, ku spikaste numri 4, simbol i renditjes së tij në fletën e votimit.

Arkitekt, urbanist, përfaqësues i familjeve të përndjekura të Lezhës e të Mirditës, por po kështu zëri i rinisë lezhjane, sipërmarrës… e meqë ra fjala, edhe 100 gëzuar ditëlindjen! Sot ka ditëlindjen. Ma merr mendja se çfarë dëshire ka pasur, apo nuk thuhet dëshira? Rëndësi ka që numri 4 ishte në tortë. Edhe 100!” – u shpreh Basha me humor.

Ky moment i veçantë krijoi një atmosferë pozitive mes mbështetësve, ndërsa fushata elektorale në qarkun e Lezhës po bëhet gjithnjë e më intensive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...