Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati si pasoje e reshjeve te shumta dhe po përmbyt shumë banesa e serra. Në fshatin Fitore të Vlorës shumë shtëpi janë zhytur në ujë ndërsa situata shfaqet e rënduar edhe pranë urës së Mifolit dhe ne shume zona te qytetit te Fierit.
Mëngjesin e sotëm dhe prefekti i Vlorës tha se situata është në pikë kritike dhe se po merren masa per vendosjen e argjinaturave.
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka reaguar pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa duke thënë se situata nuk ishte parashikuar dhe po merren të gjitha masat në këtë situatë të vështirë.
Mamaj tha për se po përforcohet argjinatura në Mifol ndërkohë që banorët janë evakuuar.
Lumi Vjosës ka krijuar kaos ditën e djeshme duke bërë që të përmbyten 7 banesa në fshatin Nosvoselë dhe 4 të tjera në fshatin Fitore të Vlorës.