12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Macron dhe Rama në konferencë për media: ‘Francën e impresionojnë Reformat e Shqipërisë’

Në një konferencë për media në Paris, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama shprehën marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve dhe mbështetjen e tyre për rrugën europiane të Shqipërisë.

Macron u shpreh se Parisi është impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri dhe se Franca mbështet fuqishëm rrugën europiane të vendit. Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës në OKB.

Kryeministri Rama falënderoi Francën për mbështetjen e tyre dhe përshëndeti angazhimin e tyre për të forcuar marrëdhëniet dhe për të luftuar kërcënime të përbashkëta. Ai vuri në dukje vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar në rrugën europiane dhe për të vazhduar reforma të nevojshme për zhvillimin e vendit.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit. Ne jemi bërë bashkë, kundër kërcënimeve të përbashkëta.

Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të kemi besim. Jemi të impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri. Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për Kievin”, u shpreh Macron.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...