31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Macron i kërkon Netanyahut t’i japë fund sulmeve në Gaza dhe të rikthehet armëpushimi

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën që të ndalojë sulmet në Gaza dhe të rikthehet armëpushimi me Hamasin.

“I bëra thirrje kryeministrit izraelit që t’i japë fund goditjeve në Gaza dhe t’i kthehet armëpushimit, të cilin Hamasi duhet ta pranojë. Theksova se ndihma humanitare duhet të dorëzohet sërish menjëherë”, shkroi Macron në rrjetin social X.

Kjo ndërhyrje vjen pasi Izraeli rifilloi bombardimet intensive të territorit palestinez më 18 mars, duke i dhënë fund një armëpushimi gati dy mujor pas sulmit të Hamasit7 tetor 2023.

Të dielën, një sulm ajror izraelit në Khan Yunis vrau të paktën tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, ndërsa palestinezët e zhvendosur po festonin Fitër Bajramin.

Macron gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të respektojë armëpushimin në Liban, pas bombardimeve izraelite të fortesës së Hezbollahutjug të Bejrutit të premten. Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi se sulmet kishin vrarë pesë persona, ndërsa Macron i quajti ato një shkelje të papranueshme.

Ndërkohë, Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të godasë çdo kërcënim nga Libani, duke deklaruar se “ekuacioni ka ndryshuar”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...