10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Macron kërkon debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane

Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane.

Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” të shtunën (27.04.) Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin “që përfshin mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”.

Macron kërkoi, “le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”. Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka thënë Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian.Projekti gjermano-francez i një tipi tanku tërësisht i ri

Që në fjalimin në Sorbonne, Macron kërkoi forcimin e mbrojtjes europiane, duke theksuar se kjo varet nga vendimet tona. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”. Macron deklaroi, se kërcënimi nuklear që ka në zotërim Franca është një “element i mbrojtjes së kontinentit europian që nuk mund të shmanget”.

Ndërkohë të premten (26.04.)pas vonesash të gjata projekti i një tanku luftarak gjermano-francez ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD, dhe homologu francez, Sébastien Lecornu nënshkruan në Paris një deklaratë qëllimore që përcakton shpërndarjen e detyrave mes koncerneve të të dyja vendeve.

“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm”
, tha Pistorius. Nuk bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të tankeve aktuale, por për “diçka tërësisht të re”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...