34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rritet numri i të vdekurve nga sulmet ajrore në Gazë, mes tyre dhe fëmijë

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të forcave izraelite në Rafah, në jug të Gazës, është rritur në 20 duke përfshirë edhe 5 të mitur. Kjo u raportua nga një korrenspondent i Al Jazeera.

Në Rafah, ku mijëra palestinezë të zhvendosur kanë gjetur strehim, një operacion tokësor izraelit është i pashmangshëm, por një marrëveshje e mundshme midis Tel Avivit dhe Hamasit për një amëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve mund të shmangë sulmin. Izraeli ka kryer bombardime intensive në jug të Libanit në orët e fundit, në përfundim të një fundjave shkëmbimesh zjarri midis Hezbollahut dhe ushtrisë së shtetit hebre.

Mediat libaneze kanë raportuar sulmet izraelite përgjatë vijës së frontit, veçanërisht në pjesën jugore libaneze të Bint Jbeil, Marjouyoun dhe Tyre.

Gjatë fundjavës, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një seri sulmesh ndaj pozicioneve ushtarake izraelite në Galilenë e Epërme në përgjigje të bombardimeve izraelite në Libanin jugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...