17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Makina bie në pishinë në Francë, shpëtohen nga mbytja nënë e bijë

Një nënë dhe vajza e saj 5-vjeçare i shpëtuan mbytjes mbrëmjen e së mërkurës në Francë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe përfundoi brenda një pishine në një qendër sportive në La Ciotat, pranë Marsejës.

Sipas autoriteteve lokale, drejtuesja 38-vjeçare e mjetit, një Jaguar XF, po manovronte në parkingun e qendrës sportive kur dyshohet se ngatërroi pedalin e frenës me atë të gazit. Makina u përplas fillimisht me fasadën prej xhami të objektit dhe më pas ra në pishinën e brendshme 25 metra të gjatë, ku në atë moment ndodheshin rreth 20 persona.

Nëna dhe fëmija mbetën të bllokuara brenda automjetit që u fundos në ujë, por u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të dy rojeve bregdetare, të ndihmuar edhe nga një qytetar i pranishëm në vendngjarje.

Nga aksidenti, një burrë pësoi lëndime të lehta si pasojë e thyerjes së xhamit, ndërsa nëna dhe vajza u transportuan në spital për kontrolle mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...