17.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

‘Mamaja e kishte tradhëtuar me dikë’, djali i Fatbardha Palit rrëfen detajet ekskluzive të vetëvrasjes së nënes

Djali i Fatbardha Palit ka rrëfyer detaje ekskluzive p lidhur me tragjedinë e fundit në familjen e tyre, ku gruaja ka vendosur të vetëvrahet. Në intervistën e dhënë, ai ka bërë të ditur se mami e tij kishte ndjerë se babai kishte përfshirë në një tradhëti, duke çuar në ndarjen e çiftit.

Djali ka hedhur poshtë akuzat e gruas së tij për nusen e kunatit dhe nusen e kushëririt të burrit, duke theksuar se ato nuk janë të vërteta. Ai ka treguar se në momentin kur mori vesh për vetëvrasjen e nënes, ishte në shtëpi me nusen dhe u lajmërua nga njerëz të aferm të nuses.

Isha në shpi me nusen time, po rrinim aty dhe pash lajmin. Më lajmëruan njerëz të nuses se çfarë ka ndodhur, hyra të lexoja dhe dola të kërkoj për mamin. Më lajmëroi vetë policia: hajde këtu dhe më dhanë lajmin.

Sa kohë kanë mami me babi që kanë jetuar të ndarë?

Prej 9 muajsh babai u largua nga shpia dhe ndejta me mamanë dhe nusen.

Pra, ata nuk kanë qenë të ndarë ligjërsht, faktikisht nuk jetonin së bashku?

Kur vajta unë në Greqi, mamaja ime iku në ishull të punojë për sezon me një kushërirën e babit e cila i tha: hajde puno këtej. Dhe iku të punonte me të.

Të kishte shprehur ndonjëherë babai arsyet e vërteta se përse kishte vendosur të ndahej me mamin?

Ishte në ishull, babai më mori në kafe dhe më tha: ne nuk i kemi mirë gjërat, por ti mos u mërzit, mbaje afër mamin, mbështet.

Po gjatë kohës që mami u kthye nga ishulli dhe babi jetonte në shtëpi tjetër, ke patur kontakte me babain?

Po.

Po mami të ka thënë ndonjëherë arsyet përse do ndahej nga babai jot?

Jo. Unë i pata thënë që, ka ndodhur çfarë ka ndodhur jemi bashkë. Po jetojmë. Babi aty është.

A ka kërkuar mami që të bashkohej ma babanë?

Po do t’i rregulloj. Do i rregulloj vetë. Po prit i thosha. Mos i bëj, sepse ka pasur disa raste që rrinte e mërzitur. Do i rregulloj të gjitha vetë, thoshte.

Më thoshte nusja, që ajo rri gjithë ditën qan, rrinte te dhoma e vetë.

A i keni kërkuar ndonjëherë mamit të merrte ndihmë psikologjike?

Po i patëm thënë, unë dhe nusja. Mami në sytë e mi rrinte e qetë. Nusja më tregonte se mami qan, nuk duket mirë.

I pati gjetur dhe litarin te çanta. Aty u bën gjërat më të mëdha. Aty i fola më shumë. I thashë gjërat nga më të ndryshmet: më ke mua pranë, do jetojmë bashkë. do i kalojmë bashkë. Gjërat do rregullohen me kalimin e kohës. “Nuk jam unë për psikolog, jam në rregull”, thoshte.

Mami në një letër që ka lënë, edhe publikisht në FB, ka akuzuar nusen e xhaxhait tënd, Mirën dhe Lonën se kanë qenë ato shkaku që ajo vendosi do i jepte fund jetës, për shkak të një raporti që ato të dyja kanë pasur. Sa e vërtetë është kjo?

Nuk është e vërtetë kjo gjë. Mua nuk më shkon mendja kurrë që këto gjera të jenë të vërteta, që ajo ka shkruar në letër.

Pse mendon se mami ka akuzuar këto dy zonja?

Ndoshta ka pritur mbështetje , ta ndihmojë të ktheheshin bashkë.

Xhulio pse mendon se mami vendosi para se t’i jepte fund jetës,. të linte një letër të kësaj natyre dhe të hidhte akuza për babanë tënd he familjen e tij?

Të më kthejë kundër tyre dhe unë të mos bëhesha më me babanë. Ka pasur inat ngaqë s’u bashkuan.

Besoj se donte të më kthente kundër tyre.

Çfarë raporti ke sot me xhaxhanë, nusen e xhaxhait dhe kushëririn?

Nusen time tani aty e kam lënë, te xhaxhai, se është vetëm. E kam djalin e vogël.

Si i kanë përjetuar ata këto akuza?

Shumë rëndë. Janë keq për letrën që la mamaja, se ato se kanë pasur me të keq besoj. Janë njerëz të mirë.

Në momentin që mami jot ndërroi jetë la një letër ku specifikonte se babi e kishte tradhtuar për vite me radhë dhe ajo kishte heshtur për vite me radhë vetëm për hirin tënd?

Nëse këto ishin të vërteta do e kisha larguar vetë babain dhe do e mbaja mamin me vite.

Cfarë more vesh pasi dhe ngjarja e rëndë kishte ndodhur? Ti tregoi babai arsyet e vërteta se përse ata kishin vendosur t’i ndërprisnin marrëdhëniet e tyre 9 muaj më parë?

Kishte bërë një gabim.

Ajo e kishte specifikuar edhe vetë në letër që kishte kryer një tradhti, por shprehej se këtë gjë e kishte bërë për t’u hakmarrë. A ishte e vërtetë kjo?

Ishte më e rëndë se sa e kishte lënë në letër, ajo tradhtia. Këtë e mora vesh para dy ditësh. Më tha babi pas ngjarjes, më dha dhe faktet dhe kjo mua më bën që ato që ka lënë mami im, që ka shkruar për babin dhe nusen e xhaxhit dhe kushëririt që nuk janë të vërteta.

Për çfarë arsye ishin ndarë prindërit?

Ngaqë mamaja e kishte tradhëtuar me dikë, me një që kishte lidhje pune. Punonin bashkë. Kam punuar dhe unë me atë person.

Babai e kishte zbuluar tradhëtinë. Të tha pse nuk të kishte thënë më herët?

Para se të ndodhte kjo ngjarje nuk më ka treguar asgjë. Vetëm kujdesej për të, se unë nuk jam mirë.

Në momentin që morët vesh dhe patë publikisht dhe letrën, të ka shprehur ndonjëherë babi arsyet e vërteta pse kishte vendosur që të ta mbanin të fshehtë tradhtinë që kishte ndodhur mes tyre?

Kishte hallin tim se mos bëja ndonjë gabim me mamin dhe atë personin tjetër.

Kush e dinte nga të afërmit arsyen e ndarjes?

Pasi babi ka faktuar tradhtinë, është ulur me xhaxhanë, nusen e xhaxhait te kushëriri me nusen e tij, dhe ka thënë që unë i mora vesh të gjitha. Ajo kërkonte ndihmë nga këto që të bashkohej sërish me babin.

Ato nuk kishin gjë në dorë se babi nuk e pranonte atë gjë, mesa mora vesh tani. Vetëm për hirin tim e mbajti të fshehur dhe se mamaja i kërkonte që të mos e merrte vesh tradhtinë që kishte bërë.

Në momentin që dy prindërit vendosën të ndaheshin, çfarë raporti ka pasur mami me xhaxhanë dhe nusen e tij?

Kur kishin kohën e lirë dilnin të treja bashkë, merrnin dhe nusen time. Dilnin normal, si motra. Në festa shkonin.

Pse mendon se në letër mamaja akuzonte Mirën dhe Lonën?

Sepse ndoshta ka pasur shpresë se mos ato kanë pasur në dorë diçka për t’i bashkuar. Por ato s’kanë pasur diçka në dorë. Kur mora vesh tradhtinë, mënyra si ishte bërë, normal që s’do e pranonte babai aq kollaj të rikthehej.

Një detaj tjetër që mamaja përmend në letër, janë dhe lekët në bankë. Kush nga dy prindërit ka kërkuar të divorcohej?

Nuk kanë qenë në proces divorci. Ka qenë ndarje jo juridike.

Për çfarë lekësh e ka pasur fjalën mamaja kur tha që babi ka tërhequr të gjitha lekët nga banka?

Ndoshta mund ta ketë thënë, që kur të kryente këtë aktin, të më kthente kundra babait.

Për çfarë lekësh e ka fjalën mami kur shprehet se lekët ja morën Mira dhe Lona se morën vesh që unë do bëja divorcin?

Mamaja nuk donte të ndahej, por të ktheheshe.

Familja nga ana e mamit kishte informacion që dy prindërit po ndaheshin?

Jo.

Dajat e tu nuk kanë patur informacion?

Jo. Sepse, me sa më ka thënë babai, e kërcënonte që nëse e marrin vesh unë do bëj këtë akt.

Po pasi ndodhi ngjarja, cfarë kontakti keni pasur me dajat, gjyshërit?

Ata i besuan të gjitha letrave, Ka qenë shumë e vështirë për mua të kuptoj se nuk ka qenë pikërisht ashtu.

Një prej alameteve që të ka lënë mamaja, ka qenë që të mos lejosh babanë që të futet në shtëpi me një grua tjetër?

Normal që nuk do ndodh. Është amaneti mamit, por nuk mendoj se do ndodhte edhe pa e lënë amanet.

Nuk ke parë asgjë të dyshimtë për babanë tënd?

Jo.

Ke mësuar ndonjë histori, moment që mami ka shfaqur xhelozi kundrejt babai?

Xhelozë të gjithë janë për partnerin e tyre. Një xhelozi e tepërt ka qenë para 5 vitesh, para se të shkonim në Greqi. Por jo, kaloi.

Unë e kam kërkuar atë, dhe nuk ishte për t’u bërë aq xheloze. Dikush i shkruante babit tim, e provonte babain, i kishte shkruar 2-3 mesazhe.

E kam kërkuar dhe unë shumë atë histori. Por pash që nuk kishte diçka babai im. Ajo ishte femër që donte të bënte keq, hynte nëpër çifte. Provokonte burrat dhe i kërcënonte.

Sa ka shkruar 2 mesazhee babai, ka vijuar kërcënimi. E la babai që ajo të vazhdonte, se normalisht i pastër babai.

Këtë histori mamaja e zbuloi nga të tjerët, apo ja ka treguar babai?

Nga ajo femra, që sa mori një provë, e bëri publike. Ma bëri mua, mamit.

Ti kishte kuptuar që mamaja e kishte falur babanë?

Po, sepse kur ikëm bashkë, i thosha që: pse nuk ndejte ti dhe të ikte babai. Ti të rrije me mua, kemi shtëpiunë tonë. Ajo thoshte: jo, unë këtë kam, me të do jetoj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT